Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka dhënë detaje për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë një rreshter i Policisë së Kosovës dhe tre sulmues serb.
Ministri Sveçla në një intervistë për BBC ka treguar se si ka filluar e gjithë ngjarja dhe si ka vazhduar për tërë ditën e diele, transmeton Arbresh.info.
“Herët në mëngjes, një patrullë policore në një detyrë normale është sulmuar, dhe në këtë sulm fatkeqësisht një nga zyrtarët tanë policor ka vdekur dhe një tjetër është plagosur”, u shpreh Sveçla.
“Ne kemi parë dy kamionë që kanë bllokuar rrugën dhe sulmet vazhduan pothuajse për gjithë ditën”, tha ministri.
Sveçla gjithashtu është pyetur edhe për dialogun Kosovë-Serbi.
“Ka një rrugë për t’u kthyer në negociata, ajo çka ne duam që të sigurohemi që të gjithë të ndihen të sigurt të sigurojmë sundim të ligjit për të gjithë qytetarët, pa dallim etnie. Fatkeqësisht Serbia mendon se me sulme terroriste mund të ndryshojë situatën dhe mendojnë që mund ta vendosin në tryezë të bisedimeve”, deklaroi Sveçla./Arbresh.info
“What we want to do is make sure everyone feels safe…”
Xhelal Sveçla, the Kosovan Minister of Internal Affairs responds after Serbia’s President blamed Kosovo for months of provocation after a deadly stand-off between ethnic Serb gunmen and police in northern Kosovo. pic.twitter.com/bpkd3BpiGN
— BBC Newsnight (@BBCNewsnight) September 25, 2023
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës