Qeveria Kurti po punon për një administratë Publike ku respektohet barazia gjinore,, respektohen të gjitha komunitetet dhe mbi të gjitha për një administratë të depolitizuar.
Kështu tha ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në konferencën ‘KosovaPar2023’, ku bëhet fjalë për të ardhmen e Administratës Publike, për fleksibilitetin, stabilitetin dhe digjitalizimin e saj.
Ai po ashtu foli për rëndësinë e Administratës Publike në vend.
“Ne duam një Administratë që respekton qytetarin dhe jep kontribut për të drejtat. Kemi filluar procesin për një administrata profesionale dhe të depolitizuar që funksionon mbi parimet e efikasitetit e llogaridhënies. Jemi të vendosur që të përmirësojmë situatën që ka të bëjë me barazinë gjinore. Do të kujdesimi për përfshirjen e të gjitha komuniteteve dhe në veçanti për personat me nevoja të veçanta”, u shpreh i pari i Ministrisë së Brendshme.
Po ashtu, Sveçla tha se administrata Publike po punonë fort për mbështetja e proceseve drejt anëtarësimit tonë në BE.
“Administrata Publike në Kosovë ka një mision shtesë, shumë të rëndësishme për të cilën po punojmë fort e që është mbështetja e proceseve drejt anëtarësimit tonë në BE. Kemi vendosur që Institutin Kosovarë për Administratë Publike ta transferojmë në shkollën Kombëtare të Administratës së Kosovës ,e cila do të mbështes institucionet tona në ngritjen e kapaciteteve njerëzore”, tha Sveçla.
LEXO EDHE
Kurti: Cilësia e Administratës Publike e rëndësishme për anëtarësim në BE
Konjufca për çështjen e presidentit: Do shkojmë në zgjedhje ...
Trump: Ndaluam Iranin të pushtonte rajonin
Bëhen publike pamjet në gjykatë: Momenti kur terroristi serb...
FSK organizon garën “Ushtari më i mirë 2026”, marrin pjesë e...
Kryesia e re e LDK-së, kush mbeti jashtë dhe kush u shtua
KRU `Prishtina` paralajmëron ndërprerje të ujit në disa lagj...