Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla thotë se njohja e patentë shoferëve të Kosovës nga Gjermani është në fazën finale.
Sveçla e bëri të ditur këtë përmes një postimi në Facebook, pas takimit që ka pasur me homologun e tij gjerman në Ministrinë e Brendshme të Bavarisë, në Republikën Federale të Gjermanisë, Joachim Herrmann, shkruan arbresh.info.
“Duke pasur parasysh që një numër jashtëzakonisht i madh i qytetarëve tanë jetojnë në zonën e Bavarisë dhe në gjithë Republikën e Gjermanisë, biseduam për politika konkrete që lehtësojnë jetën dhe angazhimet e tyre atje. Ne tanimë jemi në fazën finale të njohjes së patentshoferëve të Republikës së Kosovës nga Gjermania dhe këta janë hapat tanë konkret në këtë drejtim”, shkruan Sveçla.
Ai shkruan se në këtë takim ka shprehur mirënjohjen e Kosovës ndaj shtetit gjerman, që vazhdon të mbetet aleati si në shtet- ndërtim si dhe në ngritje të kapaciteteve të vendit tonë.
Sveçla bëri të ditur se gjatë këtij takimi u bisedua për prioritetet e Kosovës në luftën ndaj krimit të organizuar, korrupsionit, forcimin e shtetit ligjor dhe zhvillimin socio-ekonomik veçanërisht tani gjatë përballjes me pandeminë Covid-19./arbresh.info/
Postimi i plotë:
Zbulohet si rrodhi ngjarja në ndeshjen West Ham-Sunderland, ...
Arrestohet i dyshuari që shkaktoi aksidentin me një të vdeku...
Papa Leo thotë se civilët në Ukrainë po vuajnë, bën thirrje ...
Osmani për BBC: Kosova e di si arrihet paqja
Vuçiq e quan takimin mes eurodeputetëve dhe opozitës serbe “...
Rama në Izrael, takim kokë më kokë me Netanyahun – zbardhet ...