Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vizituar pjesën veriore të kufirit shtetëror, ku ditën dyshohet të jetë plagosur dhe kindapuar shtetasi serb i Kosovës, Milan Vukashinoviq.
Në një postim në Facebook, Sveçla bën me dije se shteti tashmë ka siguruar informatat dhe dëshmitë që provojnë se Vukashinoviq u rrëmbye nga strukturat e Serbisë, si kundërshtar i Listës Serbe.
“Serbia po dëshmohet çdo ditë e më shumë jo vetëm si shtet agresor ndaj fqinjëve të saj, por edhe në thelb si shtet antidemokratik, pasi që z. Vukashinoviq ende po i mohohet mbrojtja ligjore e cila edhe në vendet më diktatoriale garantohet me ligj” shkroi Sveçla.
Ai shtoi se institucionet shtetërore po merren me hetime në zbulimin e të gjithë rastit.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...