Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është pritur sot në takim nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.
Me anë të një postimi në Facebook, Sveçla tha se e ka uruar Gashin për detyrën e re si dhe i ka shprehur mbështetjen për bashkëpunim.
“Në kuadër të vizitës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kisha kënaqësinë që me ekipin tim të zhvilloj një takim miqësor me Kryetarin e Kuvendit z. Afrim Gashi. I urova detyrën e tij si Kryetar i Kuvendit dhe shpreha mbështetjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim me qëllim të avansimit të vendeve tona”, ka shkruar Sveçla./Arbresh.info
Miratohet nisma për lidhjen e Marrëveshjes Financiare Ushtar...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni mbërrin në Arabinë Sa...
Kurti kthehet në Kuvend
Raportohet se një avion luftarak amerikan është rrëzuar mbi ...
Sveçla: Mërgata do ta rifitojë shtetësinë me vetëm një dokum...
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...