Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se grupi terrorist i Milan Radoiçiqit po vazhdojnë të trajnohen në Serbi për të shkaktuar trazira.
Ai ka thënë se janë të gatshëm dhe të përgatitur që nëse ndodhë ndonjë sulm eventual të dalin përsëri fitues.
“ Ne kemi informata inteligjente qoftë tonat qoftë të partnerëve tanë, se grupi i Radoiçiqit herë me numra ma të mëdhenj herë më të vogël, vazhdojnë të trajnohen në Serbi, që do të thotë aspiratat e tyre me shkaktua destabilizim në Kosovë e planet e tyre që të ripushtojnë pjesë apo tërë Kosovën vazhdojnë të jenë në zbatim. Por në të njëjtën kohë ne po punojmë që nëse ndodh një sulm i ri, të jemi prapë fitimtar”, tha Sveçla për Tëvë1.
Kryeministri në detyrë Kurti bëri homazhe në Korishë
Tetë të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit
Bordi i Transparencës publikon çmimet e karburanteve në Shqi...
Rilind Gërvalla rizgjedhet U.D i drejtorit të RTK, reagon AG...
Mësohet premia e jashtëzakonshme që Perez ua kishte ofruar l...
Rilind Gërvalla emërohet ushtres detyre i drejtorit të RTK 1...