Xhelal Sveçla flet për herë të parë për kasafortën me dokumente konfidenciale që u la e hapur në MPB.
Ish ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i ka hedhur poshtë akuzat ndaj tij, kinse e ka lënë të hapur kasafortën me dokumente konfidenciale në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Ai në DPT të Fidani, thotë që fushata kundër tij dhe VV-së po vazhdon edhe pse tani nuk janë në qeveri.
Svecla tregon se ishin dy kasaforta, dhe se ato i ka dorëzu të mbyllura.
“Të dy kasafortat janë dorëzuara të mbyllura, çelësat e këtyre i janë dorëzuar sekretarës së MPB-së, nga këshilltari im”, u shpreh ai.
Svecla thotë se pasi u shkarkua Agim Veliu nga Albin Kurti, nuk ia dorëzoi detyrën e madje as çelësat e këtyre kasafortave.
“Agim Veliu nuk mi ka dorëzu çelësat. Janë gjetë në një nga dollapët, e njërën e ka hap kompania që mirret me to, të dyja ishin të zbrazura”, tha ai.
Në lidhje me këtë gjë, Svecla tha se nuk ka pasur kohë të merret, pasi që ishin në kohë të emergjencës shtetërore.
Tutje ai thotë së dëshmitarë në lidhje me këtë gjë është shefi kabinetit dhe njëri nga këshilltarët dhe sekretarja e MPS-së.
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...