Sveçla: Enver Zymberi është Hero i sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës

11:12 | 26 Korrik 2026
H.E

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka përkujtuar heroin Enver Zymberi, në 15-vjetorin e rënies së tij, duke e cilësuar atë si hero të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës.

Përmes një postimi, Sveçla ka thënë se Zymberi u vra 15 vjet më parë gjatë një aksioni në veri të vendit, ndërsa ka theksuar se puna e institucioneve në mbrojtje të sovranitetit, rendit dhe ligjit është vazhdim i idealit për të cilin ai dha jetën.

Sveçla ka përmendur edhe Ditën Memoriale të zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës, duke theksuar se 25 zyrtarët policorë që kanë dhënë jetën në mbrojtje të rendit, ligjit dhe sigurisë së qytetarëve janë dëshmi e përkushtimit ndaj shtetit.

“Lavdi e përjetshme Hero Enver Zymberit! Lavdi të gjithë zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës!”, ka shkruar Sveçla./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale