Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se brenda kompetencave të tij ligjore, ka shpallur person të padëshirueshëm në Republikën e Kosovës Daria Asmalovan.
Asmalovas i është ndaluar për pesë vite hyrja në territorin e Kosovës.
Postimi i plotë i ministrit Sveçla:
Si Ministër i Punëve të Brendshme, brenda kompetencave të mia ligjore, bazuar në Ligjin për të Huaj, Nenet 17 dhe 66 A, kam shpallur person të padëshirueshëm në Republikën e Kosovës Daria Asmalovan. Hyrja e këtij personi është e ndaluar për pesë vite në territorin e Republikës së Kosovës.
Kushdo që me qëllime apo direktiva të caktuara cënon apo tenton të destabilizojë vendin tonë, do të përballet pa diskutim me forcën e ligjeve të Republikës së Kosovës./arbresh.info/
Dënohet me një vjet burgim me kusht A.I që kërcënoi gazetarë...
Kritika për Araújon pas ndeshjes me Newcastle: mbrojtësi uru...
Barcelona merr një lajm të mirë nga Eric Garcia
Litri i naftës arriti deri në 2.07 euro në Shqipëri
Lufta me Iranin, Trump: Do të përfundojë së shpejti, nuk ka ...
FSHF prezanton fanellat e reja në prag të play-offit të Kupë...