Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bashkë me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kanë inauguruar dhomën miqësore për viktimat e dhunës në familje në stacionin policor në Leposaviq.
Me anë të një postimi në Facebook, Sveçla tha se fëmijët do të shmangen nga rrëfimet e ngjarjeve të dhunës në familje, transmeton Arbresh.info.
“Bashkë me Ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ditën e filluam në Stacionin Policor në Leposaviq me inaugurimin e dhomës miqësore për viktimat e dhunës në familje. Me libra dhe lojëra të ndryshme rekreative, fëmijët do të shmangen nga rrëfimet e ngjarjeve të dhunës në familje dhe viktimat do të kenë më të lehtë intervistimin pa i rënduar më tej fëmijët”, ka shkruar Sveçla.
“Stacionet policore janë dera e parë e shpresës dhe e zgjidhjes për viktimat e dhunës në familje. Kështu duhet të jenë gjithmonë, mbi këtë përgjegjësi duhet të punojmë të gjithë dhe këtë e inkurajoj më së shumti”, tha Sveçla. /Arbresh.info
Shpërthimi i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos: OBS...
Studentët nga Shqipëria bllokohen në kufi, nuk u lejohet të ...
Hetimi për Epsteinin merr kthesë të re, dhjetë viktima të re...
Njoftimi i fundit nga kufiri: Policia e RMV lëshon qarkullim...
Bllokohet kufiri Kosovë-RMV, policia maqedonase e ndalon qar...
Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë nga nesër në gre...