Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bashkë me delegacionin që e shoqëronte, në përbërje të të cilit, zyrtarë të lartë të Ministrisë e Policisë së Kosovës dhe Doganës së Kosovës, zhvilloi dje një takim zyrtar me ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Bledi Çuçi.
Të dy homologët diskutuan për funksionimin e marrëveshjes kufitare mes dy vendeve, mundësinë e rikategorizimit të pikës kufitare të Shishtavecit dhe çështje të tjera me interes të të dy vendeve, shkruan arbresh.info.
Në këtë takim u bisedua gjithashtu edhe për intensifikimin e bashkëpunimit policor në luftën kundër krimit të organizuar, kontrabandës dhe trafikimit në të dyja anët e kufirit, si dhe koordinimin për çështje të tjera që lidhen me procesin e integrimit evropian të dy vendeve.
Po ashtu pjesë e diskutimit ishte dhe çështja e lehtësimit të mëtejshëm të lëvizjes së lirë të njerëzve, sidomos atyre që banojnë në brezin kufitar Shqipëri-Kosovë./arbresh.info/
Votimi në Ambasadën e Kosovës në Hagë përmbyllet me sukses
SHBA i bën thirrje Evropës të fokusohet më shumë në siguri d...
Ndërron jetë aktori Anthony Head, ylli i “Buffy the Vampire ...
Maqedoni: Rritje e ndjeshme e dhunës në familje në maj 2026
Juventusi në kërkim të portierit, tre emra në listë përfshir...
Mbahet protesta e shtatë kundër ndërtimit në Zvërnec, qyteta...