Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, u takua me homologun kroat, Davor Božinović.
Takimi u mbajt në Kroaci, atje ku po mbahet Ministeriali i Forumit të Salzburgut.
Gjatë takimit, Sveçla thotë se biseduan për situatën e sigurisë, me theks të veçantë mbi rrethanat e reja të krijuara dhe përkushtimin e ndërsjellë për forcimin e bashkëpunimit në këtë fushë.
Ky është postimi i plotë i tij:
Sot pata kënaqësinë të zhvilloj një takim me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Brendshëm të Republikës së Kroacisë, z. Davor Božinović.
Në këtë takim diskutuam për situatën e sigurisë për vendet tona, me theks të veçantë mbi rrethanat e reja të krijuara dhe përkushtimin e ndërsjellë për forcimin e bashkëpunimit në këtë fushë.
Republika e Kosovës dhe Republika e Kroacisë gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera bashkëpunimi, veçanërisht në fushën e sigurisë, të bazuara në qëllime të përbashkëta për paqe, stabilitet dhe siguri të qëndrueshme në rajon.
Gjatë ditës, në kuadër të Ministerialit të Forumit të Salzburgut që po mbahet në Kroaci, nën udhëheqjen e Ministrit Božinović, do të vazhdojmë diskutimet mbi çështje kyçe të sigurisë me rëndësi për rajonin tonë dhe më gjerë./Arbresh.info/
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...