Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se ushtruesi i detyrës së drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm të Ferizajt, Halit Gërbeshi, është suspenduar nga puna.
Largimi nga puna vjen pasi Gërbeshit i është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh nga Prokuroria Themelore në Ferizaj pasi ka keqpërdorur pozitën zyrtare, duke e furnizuar veturën e tij private me derivate të naftës në kuadër të tenderit të paraparë për Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj.
“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës informon opinionin se pas njoftimit për ndalimin e Dr. Halit Gërbeshit U.D. Drejtor i Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj prej 48 orësh nga Prokuria Themelore e Ferizajt, i njëjti është larguar përkohësisht nga puna, konform legjislacionit në fuqi. Detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit të Spitalit në Ferizaj do t’i kryejë drejtori mjekësor i spitalit”, ka njoftuar SHSKUK-ja./arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...