Gjashtë zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale të Gjakovës sot janë suspenduar nga puna. Suspendimi i tyre thuhet të jetë bërë me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës, pasi ndaj tyre janë duke u kryer hetime.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Bazuar në rekomandimin e Inspektoratit Policor, sot janë suspenduar përkohësisht 6 zyrtarë policorë nga Drejtoria Rajonale e Gjakovës. Suspendimi i tyre është bërë sipas rekomandimit te IPK, pasi ndaj te njëjtëve janë duke u kryer hetime”, ka thënë Krasniqi.
Ndërkaq në media është bërë e ditur se në mesin e zyrtarëve të suspenduar është edhe Komandanti i Policisë në Gjakovë, Kristë Gjokaj./Arbresh.info
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim