Suspendohen edhe tre policë në veri

17:26 | 3 Mars 2016
M. A.

Tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës nga stacioni policor në Leposaviq janë suspenduar sot pasdite për shkak se kishin rrahur para disa ditësh një qytetar dhe kishin ushtruar dhunë të tepruar ndaj tij.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se policët e suspenduar janë, Jovica Millovanoviq, Nikolla Vukiçeviq dhe Vlladan Vukadinoviq, ndërsa viktima ka mbiemrin Gjoroviq.

“Gjithçka ka ndodhur pasi viktima është ndalur me automjetin e tij në pompën e benzinës ‘Oktan’ në Leshak dhe pas pak ka arritur automjeti i policisë, nga i cili kanë dalë tre policë, duke e rrahur viktimën deri në alivanosje. Policët përveç shkopinjve, kanë përdorur edhe grushte me ç’rast i kanë shkaktuar viktimës plagw, kanë thënë burimet.

Ndryshe, numri i policëve të suspenduar në veri arrin në tetë brenda 10 ditëve të fundit.

Shpërndaje në rrjete sociale