Për promovimin e librit të tij “Miliarderi”, publicisti Veton Surroi pas 15 vitesh vizitoi Beogradin.
Në Beograd ai dha një intervistë për ditoren Blic, ku flet për politikën, Hashim Thaçin, raportet Kosovë-Serbi, si dhe për babanë e tij Rexhai Surroi, që ishte diplomat i ish-Jugosllavisë, transmeton Telegrafi.
“Sot është ditëlindja e babait tim. Ai ishte i lidhur për Beogradin, sepse këtu ka diplomuar për juridik, është marrë me gazetari dhe me diplomaci. Kjo ishte një koha kur ‘shiptari’ (emërtimi fyes i serbëve për shqiptarët – v.j.) ishte më shumë profesion se përkatësi etnike, sepse ‘shiptari’ barte dru e qymyr… Kur ai u kthye në Kosovë, ka punuar në ndërtimin e Universitetit të Prishtinës në gjuhën shqipe. 45 vjet më parë, kur është hapur, ka mbajtur fjalimin në shqip që do të mbahet mend. Pastaj, nga ky qytet është urdhëruar që jeta e tij të përfundojë. Shkoi me punë në Madrid, nga ku u kthye në arkival, gjoja se u vra në aksidentin i cili kurrë nuk u sqarua”, ka thënë Surroi.
Besim Kelmendi paraqet kërkesë për lirim nga pozita e U.D. K...
Mbi 1400 gjoba dhe 51 aksidente brenda një jave në rajonin e...
Pas vrasjes makabre, Kushtrim Kokalla me Naim Murselin qëndr...
Avokati i familjes së Marigona Osmanit kërkon të mbetet burg...
Gjoba kompanive që kryejnë punime me kamion për bartjen e dh...
Radoniqi: Vetëm 35% e komisionerëve në zgjedhjet e 28 dhjeto...