Gjykata Supreme ka pranuar ankesën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) lidhur me procesin e votimit në komunën e Junikut dhe ka prishur vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), nr. ZL.Anr.217/2025, të datës 15 tetor 2025. Çështja është kthyer për rivendosje në PZAP.
Paneli Zgjedhor kishte refuzuar ankesën e AAK-së si të palejuar, por subjekti politik e ka apeluar këtë vendim në Gjykatën Supreme, duke kërkuar edhe rivotim për shkak të shkeljeve në procesin zgjedhor që, sipas tyre, kanë ndikuar në rezultatin final.
“Gjykata Supreme nuk e ka pranuar qëndrimin e PZAP-së, duke theksuar se ankesa e AAK-së duhej të shqyrtohej në bazë të meritave dhe jo të hidhej poshtë. Me aktgjykimin nr. AA.nr.92/2025, Gjykata ka kërkuar që në rivendosje PZAP të trajtojë ankesën në përputhje me ligjin dhe të shmangë shkeljet e evidentuara”, thuhet në njoftim.
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër