Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
PDK kishte kërkuar nga Supreme të urdhërojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të anulojë të gjitha fletëvotimet e pranuara me postë, pas datës 29.12.2026, ora 16:00 dhe të përjashtojë nga numërimi të gjitha fletëvotimet me postë të pranuara pas këtij afati, përfshirë ato të pranuar më 02.01.2026 dhe 05.01.2026, si dhe të bëjë rishikimin e rezultatit zgjedhor, pa përfshirjen e këtyre fletëvotimeve.
Ankesa e PDK’së është rrëzuar si e pasafatshme.
“Gjykata Supreme e Kosovës e vlerësoi ligjshmërinë e vendimit të kontestuar, dhe pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, gjeti se ankesa është e pathemeltë. Gjykata Supreme, nisur nga gjendja faktike dhe ligjore e çështjes, e pranon në tërësi si të drejtë dhe të bazuar qëndrimin juridik të PZAP-së, me të cilin e ka hedhë poshtë si të pas-afatshme ankesën e subjekti politik: Partia Demokratike e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Sipas Supremes, afatet ligjore janë garanci për palën ankuese dhe detyrim për organet përgjegjëse për shqyrtimin e ankesave brenda afatit kohor, “ndërsa veçanërisht afatshmëria e ankesave në procesin zgjedhor është jetike për t’u përmbyllur si i tillë dhe të mos ketë prolongime kohore”.
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive
LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e ...
Fundoset në Mesdhe një tanker rus me gaz natyror, Moska akuz...