Kolegji i Gjykatës Supreme, në çështjen penale kundër të pandehurve S.M nga P., V.G. nga P., M.S. dhe A.S. që të dy nga K., për shkak të veprave penale ushtrimi i ndikimit, shtytje në ushtrimin e ndikimit dhe dhënia e ryshfetit në tentativë, duke vendosur sipas kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë të Prokurorit të Shtetit të Kosovës të paraqitur kundër aktgjykimit të
Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës aprovoi pjesërisht kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të Prokurorit të Shtetit të Kosovës.
Kolegji ri-konstatoi se aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe aktgjykimi i Gjykatës së Apelit të Kosovës janë marrë me shkelje të ligjit penal në pjesën që i përket të pandehurit S.M për veprën penale ushtrimi i ndikimit dhe të pandehurës V.G. për veprën penale shtytje në ushtrimin e ndikimit.
Kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë është rishqyrtuar pas kthimit të rastit në rivendosje në Gjykatë Supreme nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
I pandehuri S.M në kohën kritike ka qenë kryetar i Gjykatës së Apelit të Kosovës. /arbresh.info/
Lexo edhe:
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit