Në një intervistë për arbresh.info, kryetari aktual i komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, kandidat i pavarur, ka përshëndetur vendimin e fundit të PZAP-së, në lidhje me anulimin e zgjedhjeve në këtë komunë, shkruan arbresh.info.
Suma tha se vendimi i fundit i PZAP-së, është korrekt dhe është përgjigje për të gjitha parregullsitë që kundër kandidati në fjalë i ka bërë.
“Unë mendojë që është vendim i drejt për shkak se e vërteton atë që ne e kemi prezantuar në ankesën tonë, ku ne kemi thënë që kandidati i PDK-së, për kryetarë komune ka shkelur ligjin pasi që ka vizitua të gjitha vendvotimet në ditën e zgjedhjeve që është në kundërshtim me ligjin, pasi që askush nuk ka drejt që ti vizitojë vendvotimet vetëm kur je duke votuar, për këtë arsye kemi njoftuar në ditën e zgjedhjeve të gjithë organet KKZ dhe policisë”, tha Suma
Suma tha se ka qenë vetëm një ankesë, por që ka pasur edhe video incizime ku shihet kandidati duke dhe shoqëruesit e tij.
Për më shumë shikoni intervistën e plotë;
Komandanti i FSK-së vizitoi bazën e aviacionit të Ajovës në ...
Ambasadori gjerman nderon viktimat e Masakrës së Reçakut
Ambasadori i Francës bën homazhe në Reçak, shpreh mbështetje...
Rihapja e hapësirës ajrore, kompanitë vazhdojnë të shmangin ...
Kremlini: Trump ka të drejtë, Zelensky po e bllokon paqen
Spiropali pritet nga homologu në Kiev: Shqipëria, mbështetje...