Hani i Elezit është komuna më e re që futen në hartën e komunave të Kosovës që kanë banorë të prekur me COVID-19.
Kryetari thotë se i prekuri që vjen nga Komuna e Hanit të Elezit është rast kontakti i tashmë të ndjerit nga Ferizaji që ishte shofer në Bondsteel.
Sipas Sumës personi i prekur nga momenti që ka kuptuar se ka vdekur shoferi i Bondsteel-it ka qëndruar në shtëpi dhe nuk ka lëvizur.
“Sapo kontaktova me personin e prekur. Ai e kuptoi nga unë që rezulton pozitiv me COVID-19. Ai është mirë më shëndet dhe sipas organeve shëndetësore nuk ka nevojë të shtrohet në Klinikën Infektive”, tha Suma për RTV Dukagjinin.
Kryetari i Hanit të Elezit thotë se personi i prekur jeton në një shtëpi ndaras nga Hani i Elezit dhe sipas tij nuk do të ketë nevojë për karantinë të komunës.

Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...