Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, ka thënë që rreth 70% e qytetarëve të kësaj komune e kanë kaluar virusin.
“Edhe pse dihet që 2020-ta, ishte vit i pandemisë që përfshiu tërë globin e përfshiu edhe Hanin e Elezit, megjithatë planifikmet që i kemi pasë në realizimin e projekteve kapitale i kemi realizuar shumicën”.
“Ka pasë vazhdimisht teste që janë bërë nga IKSHPK-ja, nga fillimi deri në përfundim të vitit 2020 kemi pasë 79 raste të identifikuara, por mund të themi që ka pasë numër edhe më të madh. Për dy javë e më tepër janë testuar më shumë se 600 banorë të Hanit të Elezit dhe më shumë se 70 përqind e qytetarëve e kanë kaluar virusit. Ka rënë fuqia e pandemisë”, ka thënë Suma.
Suma në Edicionin Special në Klan Kosova, ka theksuar që kanë pasë mjaft pajisje për COVID-19.
“Sa i përket pandemisë, kemi pasë mbështetje të vazhdueshme ne si komunë nga të gjitha qeveritë, kemi marrë një shumë të mjeteve për realizimin e disa projekteve. Me çdo qeveri që ka qenë në detyrë kemi pasë kontakte të rregullta”.
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin