Në mars të këtij viti, një kosovar 36 vjeçar në gjendje të tendosur kishte sulmuar pa shkak me sëpatë në kalimtarët e rastit në Stacionin Hekurudhor të Dyzeldorfit, Gjermani.
Me atë rast ai u kishte shkaktuar lëndime tetë personave, katër prej të cilëve kishin pësuar lëndime të rënda në kokë, shkruan rp-online.de.
Pastaj ai kishte ikur dhe kishte kërcyer nga një ure, duke rënë në rrugë, me ç`rast kishte pësuar lëndime serioze.
Ai ishte paditur për tentim vrasjeje të tetëfishtë por tash nuk e pret burgu, transmeton albinfo.ch. Kosovari pritet të dërgohet në një klinikë psikiatrike të tipit të mbyllur, ku do të mbahet për një kohë të gjatë.
Kjo masë ndëshkimi i është shqiptuar pasi që prokuroria konsideron se personi që jeton në Wuppertal, krimin e ka bërë në një gjendje të një çrregullimi akut të shizofrenisë paranoide. Për këtë arsye ai nuk bart përgjegjësi penale por vazhdon të jetë i rrezikshëm për rrethin.
Gjykimi i tij në Gjykatën e Landit, në Dyzeldorf do të mbahet këtë javë
Këta janë fituesit e Oscars 2026
Ngjarja e rëndë në Gjakovë: I plagosuri në gjendje stabile
Jeton Koca jep dorëheqjen nga Prokurori i Shtetit
Proteston sindikata e punëtorëve të Prishtina Parking
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë