Një zyrtar i Policisë së Kosovës dhe tre qytetarë janë arrestuar, pasi të njëjtit kanë sulmuar një person të dyshuar dhe disa zyrtarë të tjerë policorë brenda stacionit policorë në Dragash.
Sipas njoftimit të Inspektoratit Policor të Kosovës(IPK), zyrtari policorë bashkë me tre qytetarë kishin sulmuar një person të dyshuar i cili ishte arrestuar dhe gjendej në stacionin policorë.
Përveç të dyshuarit, polici bashkë me tre qytetarët kishin sulmuar edhe zyrtarët policorë brenda stacionit policorë në Dragash.
“Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve, është informuar se në ambiente të Stacionit Policor Dragash, derisa policia e kishte sjellë një të dyshuar në stacionin policor, policia dhe i dyshuari ishin sulmuar nga disa persona. Së bashku me qytetarët që kanë sulmuar të dyshuarin me të cilin kanë pasur konflikt ka qenë edhe një zyrtar policor”, njofton IPK, raporton Arbresh.info.
Për menaxhim jo të mirë të këtij rasti, IPK bënë të ditur se janë suspenduar janë suspenduar një Toger Policor-Shefi i Hetimeve të Stacionit dhe një Rreshter Policor-Shef i ndërrimit.
“Ju njoftojmë se IPK menjëherë ka dalë në vendngjarje dhe ka intervistuar palët, është njoftuar Prokurori Kujdestar (P.TH Prizren) dhe me urdhër të Prokurorit pas intervistimit janë ndaluar katër të dyshuar (Një pjesëtarë i PK-së me gradë zyrtar policor i ri dhe tre persona tjerë civil). Lidhur me këtë rast, për menaxhim të dobët të rastit dhe dështim në ofrimin e sigurisë së të dyshuarit, me rekomandim të IPK-së janë suspenduar një Toger Policor-Shefi i Hetimeve të Stacionit dhe një Rreshter Policor-Shef i ndërrimit, thuhet në njoftimin e IPK-së.
Në vazhdim do të ndërmarrim edhe veprime tjera hetimore./Arbresh.info/
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit