Një i dyshuar ka sulmuar zyrtarin policor në kryeqytet. Deri te sulmi ka ardhur pasi që i dyshuari përveç pengimit të rrugës me veturën që drejtonte në trafik nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policor, shkruan arbresh.info.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent, ndërsa i dyshuari është shoqëruar për në stacion policor.
Policia e Kosovës bënë të ditur se sipas procedurave dhe në prezencë të avokatit mbrojtës i dyshuari është intervistuar ndërsa me urdhër verbal të prokurorit është liruar në procedura të rregullt.
Njoftimi i plotë i policisë:
“Prishtinë, 02.03.2018. 18:00. Gjatë realizimit të detyrave zyrtare, dy zyrtarë policor janë marr me të dyshuarin mashkull/shqiptar kosovar, i cili përveç pengimit/bllokimit të rrugës me veturën (Peugeot me targa vendore) që drejtonte në trafik nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policor në detyrë, dhe po ashtu i njëjti ka sulmuar zyrtarin policor gjatë përpjekjeve për të realizuar detyrën. Është njoftuar prokurori kompetent lidhur me rastin, i dyshuari është shoqëruar në stacion sipas procedurave dhe në prezencë të avokatit mbrojtës është intervistuar, pastaj me urdhër verbal të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”.
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...