Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e së shtunës fshatin Randobravë të Prizrenit, ku një qytetar dyshohet se ka sulmuar dhe kanosur një qytetar tjetër, duke prezantuar edhe një revole.
Sipas policisë, rasti ka kërkuar ndërhyrje të menjëhershme të njësive policore, të cilat me urdhër të prokurorit kanë bastisur shtëpinë e të dyshuarit.
Aty policia ka gjetur një pistoletë me 30 fishekë, një pushkë gjuetie dhe një pushkë automatike.
I dyshuari është arrestuar në vend dhe, pas inicimit të rastit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.
“SULM /KANOSJE /ARMËMBAJTJE PA LEJE Fsh. Randobravë, Prizren / 18.01.2026 – 17:45. Është raportuar se ankuesin mashkull kosovar e ka kanosur dhe e ka sulmuar i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë incidentit i dyshuari po ashtu ka prezantuar edhe një pistoletë. Njësitë policore i janë përgjigjur rastit dhe me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarit ku janë gjetur dhe sekuestruar, një pistoletë me 30 fishekë, një pushkë gjuetie dhe një pushkë automatike. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info
Rinumërohen 61% e votave, në 20 komuna u përmbyll procesi
Vjedhja e votave në Prizren, Shaqir Totaj: Jashtëzakonisht i...
Aksidenti hekurudhor në Spanjë, Kurti: Mendimet tona janë me...
Osmani: Kosova qëndron në solidaritet me popullin e Spanjës
Tensionet SHBA-Iran mbeten të larta, teksa Teherani kërcënon...
Hapet afati për subvencione në blegtori dhe akuakulturë për ...