Janë arrestuar një burrë, shtetas i Shqipërisë dhe një e mitur, shtetase e Kosovës pasi që janë përleshur fizikisht me njëri-tjetrin, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur dje në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.
I dyshuari dhe e dyshuara janë të fejuar.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt
“Stacioni i Autobusëve Prishtinë 18.07.2023 – 20:00. Janë shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i R. Shqipërisë dhe e dyshuara femër kosovare (e mitur), pasi që ishin përleshur fizikisht në mes vete. I dyshuari dhe e dyshuara janë të fejuar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info/
Arrestohet personi i kërkuar për vrasje të rëndë – i s...
Kosova riafirmon mbështetjen për Ukrainën
Rikthehet në normalitet transporti publik në Shqipëri, opera...
Kurti pret në takim deputetin e ardhshëm zviceran Arbër Bull...
Ministria e Jashtme e Pakistanit: Bisedimet SHBA-Iran serioz...
Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për menaxhimin...