Një person 39 vjeçar ka përfunduar në pranga të Policisë së Kosovës.
Ai dyshohet se pas një zënke që kishte pasur me bashkëshorten e tij, e kishte sulmuar atë duke e goditur disa herë, shkruan arbresh.info
Sipas policisë, rasti ka ndodhur sot në Ferizaj rreth orës 15:50.
“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pasditen e sotme, rreth orës 15:50 ka pranuar një informacion se në rrugën e ” Reçakut” në Ferizaj është një rast i sulmit. Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arritur të arrestojë personin e dyshuar me inicialet B.T (M/K) i moshës 39 vjeçar, i cili pas një zënke verbale, kishte sulmuar bashkëshorten tij, duke e goditur disa herë”, thuhet në njoftim.
I dyshuari, sipas policisë, pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore./arbresh.info/
Vuçiq mirëpret lehtësirat për serbët në Kosovë në kuadër të ...
Protestë në Jarinjë kundër zbatimit të ligjeve të Kosovës, p...
Ronald Araujo preferon largimin, Barcelona i vendos çmim të ...
Komandanti i KFOR-it kërkon drejtësi për sulmin në Banjskë: ...
Vdes filozofi gjerman Jurgen Habermas
OVL-UÇK kritikon Dhomat e Specializuara: Procesi është i një...