Një punëtor i Klinikës së Radiologjisë në QKUK është sulmuar gjatë orarit të tij tw punës.
Lajmin e ka bërë të ditur ‘Oda e Infermierëve të Kosovës”, e të cilët njëherit edhe e kanë dënuar këtë akt.
“Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë dënon ashpër sulmin ndaj teknikut të radiologjisë B.R., që ka ndodhur në vendin e tij të punës, në Klinikën e Radiologjisë në QKUK. Në këtë kohë pandemie kur infermierët po rrezikojnë shëndetin e tyre për të qenë në ndihmë të pacientëve, çfarëdo sulmi ndaj tyre është i pa pranueshëm”, thuhet në njoftimin e OIK-së.
Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë, kërkon nga institucionet e ndjekjes që të marrin masa ndaj atyre që çojnë dorë në stafin mjekësor.
Po ashtu, OIK kërkon që të krijohet një ambient i sigurt pune për personelin shëndetësor, jo vetëm në QKUK por në gjitha institucionet shëndetësore në vend.
https://www.facebook.com/OdaeInfermierveKosoves/posts/2776366775798981
Lojtari që kaloi shtatë sezone pa luajtur te Chelsea, edhe p...
Trump zotohet se do ta godasin Iranin “shumë fort” në ditët ...
Patriarku serb letër propaganduese Papës, Putinit e Trumpit:...
Kërkohet paraburgim ndaj 5 të pandehurve për bixhoz
Osmani priti në takim ambasadorin e Italisë, Maurizio Antoni...
IKSHPK: 6 vjet nga rasti i parë me COVID-19 në Kosovë