Një incident është raportuar sot në një fushë futbolli në Istog, ku një tifoz i futbollit është sulmuar nga trajneri i ekipit “Istogu 03”.
Rasti ka ndodhur mesditën e sotme, rreth orës 12:05, kur trajneri dyshohet se ka goditur tifozin disa herë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi, i cili ka theksuar se viktima nuk ka pësuar lëndime të dukshme. Sipas tij, rasti është në hetim dhe po merren masa për zbardhjen e ngjarjes.
“Sot rreth orës 12:05, Policia është njoftuar se një person–tifoz, në një fushë sintetike në rrugën ‘Nëna Terezë’ në Istog–është sulmuar nga një trajner i ekipit ‘Istogu 03’, i cili e ka goditur disa herë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe e ka dërguar për tretman mjekësor të sulmuarin. Nuk ka lëndime të dukshme. Janë intervistuar disa dëshmitarë dhe rasti po hetohet,” tha zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi.
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit