Është sulmuar një infermier në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.
Kjo është bërë e ditur nga vetë ky spital, ata janë shprehur shumë të shqetësuar për rastin në fjalë për punonjësit e këtij spitali, shkruan Arbresh.info.
“Sot ne vendin e tij të punës është sulmuar Infermieri në Emergjencën e Institucionet tonë. Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh indinjatën e të gjithë të punësuarve lidhur me këtë akt i cili ka krijuar neveri dhe shqetësim për të gjithë punonjësit shëndetësor”, thuhet në njoftim.
Po ashtu në komunikatë thuhet se ky spital kërkon që në këtë fluks të madh të pacientëve të ketë mirëkuptim dhe mbështetje nga qytetarët.
“Në kohën e fluksit të madh të pacientëve, kur NE me riorganizim e vetmohim po kryejmë shërbimet ndaj pacientëve, presim përkrahjen dhe mbështetjen e qytetarëve e assesi mosmirënjohje e sulmet fizike. Spitali i Përgjithshëm në Pejë kërkon mbështetjen e gjithë qytetarëve dhe sidomos organeve të sigurisë që rastet e tilla të mos na përsëriten”, thuhet në komunikatë./Arbresh.info/
Vuçiq paralajmëron armatim të ri: Siguria më e ndërlikuar ng...
Kurti për presidentin: Jemi në konsultime me opozitën
Prokuroria kërkon dënim me burgim të përjetshëm për tre të a...
AUV ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria
“Hajde përgjigju”, Vuçiq sulmon kryeministrin e ri të Hungar...
Abdixhiku prezanton Kryesinë e re të LDK-së