Mëngjesin e sotëm një infermier është sulmuar nga pesë persona në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës “Dr. Sami Haxhibeqiri”.
Në reagimin e Spitalit të Mitrovicës, thuhet se personat që e kanë sulmuar fizikisht infermierin F.M, kanë qenë në ndikim të alkoolit.
Rasti thuhet se ka ndodhur rreth orës 03:20 të mëngjesit në Shërbimin e Emergjencës.
“Në oborrin e Spitalit kanë ardhur 5 qytetar të cilët kanë qenë nën ndikim të alkoolit dhe kanë kërkuar nga infermieri që të dal jashtë objektit te Spitalit për ti dhënë shërbim pacientit, ku, infermieri ka refuzuar dhe ka thënë qe pacienti duhet të sillet në repart qe paraprakisht të kontrollohet nga doktori kujdestar. Pas refuzimit te infermierit për të dal jashtë objektit ai është sulmuar fizikisht”, thuhet në reagim./arbresh.info/
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...