Një autobus i një agjensioni nga Kosova, por me targa të Shqipërisë, është sulmuar në Krushevac të Serbisë.
Autobusi po udhëtonte nga Prishtina për në Frankfurt, kur u godit derisa po kalonte nëpër Serbi. Sipas dëshmitarëve të rastit, autobusi ishte kryesisht i mbushur me shqiptarë që po udhëtonin në perëndim.
Një nga personat që po udhëtonte me autobus ka thënë për Gazetën Express se derisa autobusi po kalonte nëpër qytetin Krushevac në Serbi, është gjuajtur me gurë.
Ai tregon se nuk ka ndonjë të lënduar dhe autobusit i janë thyer vetëm xhamat.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia serbe.
Gazeta Express ka kontaktuar agjencie të cilës i takon autobusi, por ata nuk kanë pasur ndonjë përgjigje për rastin, që ka ndodhur vetëm para pak minutave.

Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...