Një person është sulmuar me thikë nga dy persona të tjerë në Tërstenik të Drenasit, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, dy të dyshuarit janë arrestuar ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor, shkruan Arbresh.info.
Të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
“Tërstenik 24.12.2024, 16:20. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kishin sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë (thikë) viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Mesha e Pashkëve, Ipeshkvi Gjergji: Bëj thirrje për paqe, pë...
Si mund të tërhiqet një vend nga NATO?
Mot me diell sot në Kosovë, temperaturat 18 gradë celsius
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër