Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është sulmuar fizikisht me mjete të forta nga katër persona të tjerë në Ferizaj, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, të dyshuarit janë ende në kërkim, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
“Ferizaj / 08.03.2025 – 10:30. Raportohet se katër të dyshuar meshkuj kosovar kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa të dyshuarit janë në kërkim. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A