Kompania “Pastrimi” ka njoftuar se një punëtor i kësaj kompanie është sulmuar fizikisht në lagjen Bardhosh të Prishtinës.
Sulmi ndaj punëtorit ka ndodhur gjatë largimit të mbeturinave në këtë lagje nga një person, sipas tyre, i pa përgjegjshëm, përcjell Arbresh.info
Siç thuhet në njoftim, Policia e Kosovës është njoftuar për rastin dhe ndaj sulmuesit është hapur rasti.
““Pastrimi”, dënon rëndë sulmin ndaj punëtorit dhe po ashtu njofton se përveq sulmit të sotëm, punëtorët e terenit shpesh herë injorohen dhe ofendohen padrejtësisht nga një pjesë e shoqërisë sonë. Bëjmë thirrje qytetarëve të respektojnë dhe përkrahin secilin punonjës të kompanisë dhe punën e tyre të pa lodhshme që bëjne pa ndërprerë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Lutfi Haziri zbulon kushtin e LDK-së për një marrëveshje me ...
Temperatura pranverore nesër në Kosovë, deri në 16 gradë
Melania Trump do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Siguri...
Mbi 19 mijë qytetarë nënshkruajnë Peticionin Kombëtar të ini...
Elijona zbulon frikën që e kishte përballë Benitës
Haradinaj e mohon se ka probleme shëndetësore: E kaloj edhe ...