Policia e Kosovës ka dhënë detaje për një rast “vrasje në tentativë” që ka ndodhur në Gjakovë.
Me anë të raportit 24-orësh, policia thotë se një mashkull dhe një femër kanë deklaruar se derisa ishin duke lëvizur me veturë, dikush ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre.
“Një plumb ka depërtuar brenda në veturë por nuk ka persona të lënduar”, thotë policia.
Njoftimi i plotë i policisë:
VRASJE NË TENTATIVË /Gjakovë, 12.02.2021 – 00:10. Dy viktimat femër dhe mashkull kosovarë kanë raportuar se deri sa ishin duke lëvizur me veturë dikush ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, një plumb ka depërtuar brenda në veturë por nuk ka persona të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar nga njësi relevante.
Inteligjenca Artificiale ndihmon në identifikimin e gjurmëve...
Ja si ndikon pirja e ujit në tensionin e gjakut
Si ndihmon vitamina E në lëkurë dhe flokë?
Hapja e Lojërave Olimpike Dimërore, Rama: Flamuri kuqezi val...
Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike D...
Koreja e Veriut ekzekuton ata që shikojnë Squid Game