Një shtetas polak është arrestuar dje në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, pasi ka shkaktuar probleme me pasagjerët si dhe ka sulmuar dy zyrtarë policorë.
Sipas Policisë, njëri zyrtarë policorë ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas tretmanit mjekësor në QKUK (Psikiatri) është dërguar në mbajtje
“ANP-së, Adem Jashari 12.08.2023-13:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas polak, pasi që i njëjti ka shkaktuar probleme me pasagjerët ndërkohë i ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë dhe si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas tretmanit mjekësor në QKUK (Psikiatri) është dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
“Ulu në vend, s’ta jap fjalën”, përplasje mes Albulena Haxhi...
Prokurorja kërkon burgim të përjetshëm për Naim Murselin dhe...
Prokurorja: Skenarin për vrasjen e Liridonës duhet ta kenë z...
Prokurorja: Naim Murseli kreu vrasje makabre para syve të fë...
Osmani: Në këtë përvjetor të masakrave në Poklek e Çikatovë,...
Murseli, Kokalla e Plava sillen në gjykatë, dëgjohen fjalët ...