Një 15-vjeçare po dyshohet se është sulmuar seksualisht nga një burrë 58-vjeçar në Gjilan.
E mitura ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga pronari i një marketi, i cili ndodhet në rrugën “Pajazit Ahmeti” në Gjilan.
Në lidhje me rastin është njoftuar menjëherë Prokurorja e Shtetit, e cila ka urdhëruar arrestimin e të dyshuarit.
Prokuroria në Gjilan për mediat kanë thënë se pas intervistimit, 58-vjeçari është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti është iniciuar si “Sulm Seksual”.
“Ju njoftojmë se për këtë rast Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe ndaj tij ka kërkuar masës e paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë.
Përparim Rama sot mban konferencë për media
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...