KFOR-i amerikan ka patrulluar zonën ku ndodhi shpërthimi në Varagë të Zubin Potokut
“Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale Lindje të misionit #KFOR të udhëhequr nga #NATO vazhdojnë të zhvillojnë patrulla dhe pika vëzhgimi të sigurisë në Zubin Potok, Kosovë”.
“Trupat e KFOR-it qëndrojnë të gatshme të vendosen dhe të ofrojnë siguri për të gjithë popullin e Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.
Ndryshe, mbrëmjen e 29 nëntorit, në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, në veri të vendit, ka ndodhur një shpërthim që ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.
Dëme ka pësuar kanali, kurse banorët nga Mitrovica nuk kanë pasur ujë për gati 24 orë pas shpërthimit.
Furnizimi me ujë tashmë është rikthyer./Arbresh.info/
Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dolla...
Osmani: Kosova dhe Bahamas i heqin vizat njëra-tjetrës
Ish-trajneri i Prishtinës merr drejtimin e Yllit
IKSHP tregon zonat ku nuk rekomandohet për pije
Man City ‘gjunjëzohet’ në Norvegjezi, pëson disf...
Prishtina mposhtet pëson humbjen e radhës në ENBL, mposhtet ...