Osmani solidarizohet me Trump dhe Zonjën e Parë: Sulm qyqar, Shërbimi Sekret me heroizëm mbrojti Presidentin

President Donald Trump, left, speaks with Kosovo's President Vjosa Osmani-Sadriu during a signing of the Board of Peace charter during the Annual Meeting of the World Economic Forum in Davos, Switzerland, Thursday, Jan. 22, 2026. (AP Photo/Evan Vucci)

10:59 | 26 Prill 2026
E.G

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me sulmin në darkën e korrespodentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington, aty ku po merrte pjesë presidenti amerikan, Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump.

Përmes një postimi në X, Osmani theksoi se ka dërguar lutje për Trumpin, bashkëshorten e tij dhe popullin amerikan, ndërsa shtoi se Kosova beson në qëndrueshmërinë e Shteteve të Bashkuara dhe institucioneve të saj, dhe mbetet partner i palëkundur në promovimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në mbarë botën.

“Jemi mirënjohës për trimërinë e agjentëve të Shërbimit Sekret të ShBA-së që vepruan shpejt dhe heroikisht për të mbrojtur Presidentin dhe të gjithë të pranishmit. Guximi i tyre ndihmoi në parandalimin e një tragjedie kombëtare. Shtetet e Bashkuara mbeten mbrojtësi më i madh i lirisë dhe demokracisë. Asnjë akt dhune nuk do ta zvogëlojë kurrë këtë”, ka shkruar ish-presidentja.

Shpërndaje në rrjete sociale