Kryeministri i vendit, Albin Kurti u ka shpreh ngushëllime kryeministrit të Suedisë dhe popullit suedez pas të shtënave me armë zjarri në një shkollë në Orebro, ku humbën jetën 11 persona.
Me anë të një postimi në platformën X, Kurti tha se mendimet tona janë me të gjithë ata që janë prekur nga ky akt dhune, përcjell Arbresh.info.
“Ne i shprehim ngushëllimet tona më të thella kryeministrit suedez Ulf Kristersson dhe gjithë populli suedez pas të shtënave tragjike në shkollë. Mendimet tona janë me të gjithë ata që janë prekur nga ky akt dhune”, ka shkruar Kurti.
Kujtojmë se të martën një person ka shtënë me armë zjarri në një shkollë në Suedi ku ka vrarë 10 persona dhe pastaj edhe veten
I dyshuar për tragjedinë është 35-vjeçari Rickard Andersson, i cili sipas raportimit të mediave suedeze ka jetuar i izoluar dhe ka pasur probleme psikologjike, ndërsa ishte refuzuar për shërbimin ushtarak./Arbresh.info
We express our deepest condolences to Swedish Prime Minister Ulf Kristersson (@SwedishPM) and the entire Swedish people in the wake of the tragic school shooting. Our thoughts are with all those affected by this act of violence.
— Albin Kurti (@albinkurti) February 5, 2025
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit