Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka vizituar Ibër Lepencin pas shpërthimit të mbrëmshëm në kanalin e ujit.
Kurti tha se institucionet tona të sigurisë janë duke bërë përpjekje maksimale për zbardhjen e rastit dhe deri tani ato kanë kryer bastisje ku ka edhe të arrestuar, dëshmi e prova materiale,
Kurti tha se falë punës së jashtëzakonshme të institucioneve, inxhinierëve dhe punëtorëve të ndërmarrjeve publike, u rikthye në funksion kanali i Ibër Lepencit në kohë rekorde duke mundësuar furnizimin e KEK-ut me ujë.
“Të gjithë këta kriminelë dhe terroristë do të përballen me drejtësinë. Në anën tjetër, institucionet tjera përkatëse janë duke bërë gjithçka çfarë është e mundur që të sigurohet uji i pijshëm, energjia elektrike e ngrohja. Një falënderim të veçantë për qytetarët e vendit për mbështetjen, solidaritetin dhe maturinë e treguar”, shkroi Kurti./Arbresh.info/









I zhdukur gjatë luftës, gjendet trupi i Rasim Mehmet Kocit
BE shqyrton zgjidhje pas bllokimit të kufijve për mallrat dr...
ZRrE shtyn afatin për aplikimet, për tarifat e energjisë ven...
Franca i kundërpërgjigjet shefit të NATO-s për fuqinë mbrojt...
‘Shuplakë’ e fortë për Man United, ylli i skuadr...
Armët që siguroi Serbia në fshehtësi