Masakra e të enjtes mbrëma në Nicë të Francës nuk kurseu as fëmijë. Nga 84 të vrarët e konfirmuar deri tani nga autoritetet franceze, 7 raportohen të jenë dhe fëmijë.
Një prej tyre kjo vajzë e vogël, fotoja e së cilës është kthyer në simbol të tragjedisë në rrugët e Nicës të mbushura me viktima dhe të plagosur.
Pranë trupit të pajetë qëndron kukulla e saj, me të cilën kishte dalë për të shijuar magjinë e fishekzjarreve, por fati u tregua mizor me të.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:30 me orën lokale, kur një kamion hyri mes turmës së njerëzve që merrnin pjesë në festimet e organizuara nga Bashkia për Ditën e Bastijes.
Autori i sulmit, një 31 vjeçar me shtetësi të dyfishtë, franceze dhe tuniziane, u qëllua për vdekje nga policia./Arbresh.info
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot të ndryshueshëm me periudha shiu