Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq kritikon mungesën e reagimit serioz nga Bashkimi Evropian për sulmin e armatosur serb në Banjskë, Kosovë, në shtator të vitit 2023.
Plenkoviq, ka theksuar sot në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni se sulmi i armatosur në Banjskë të Zveçanit në Kosovë, nuk e ka marrë vëmendjen e duhur nga Bashkimi Evropian (BE), liderët e së cilës e kaluan pa ndonjë vërejtje serioze për Serbinë.
“Sulmi në Banjskë, i cili kaloi pa deklarata ose artikulime serioze nga askush në BE. Ne bëmë sikur nuk ndodhi”, tha Plenkoviq, shkruan INDEX-HR.
Mëngjesin e 24 shtatorit 2023, mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, u plagos polici Alban Rashiti e u lëndua një tjetër, në një sulm terrorist nga një grup i organizuar në Banjskë të Zveçanit.
Sulmi u dënua nga krerët e shtetit dhe ndërkombëtarët, duke bërë thirrje që autorët të dalin para drejtësisë
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 11 shtator 2023 ka ngritur aktakuzë ndaj Milan Radoiçiq dhe 44 të tjerëve për sulmin terrorist në Banjskë. Ata ngarkohen për vepra penale që ndërlidhen me terrorizmin, konkretisht “Veprat penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Financimi i terrorizmit dhe shpëlarjes së parave”.
LEXO EDHE:
Osmani në TED: Kosova, nga dhimbja në histori lirie dhe demo...
FFK reagon ndaj deklaratave të fundit për kurdisje nga disa ...
Chelsea siguron finalen e FA Cup, aty e pret Manchester City
Katër xhiro drejt fundit, Dinamo vazhdon kryesimin – l...
Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua
Tërmet në Zvicër, nuk raportohet për dëme