Është sulmuar me armë zjarri një person në Prishtinë, raporton Policia e Kosovës.
Viktima ka mbetur i lënduar ndërsa i dyshuari është larguar me një vetur pa targa.
Sipas Policisë, të gjitha njësitet relevante kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë konfiskuar dy gëzhoja që dyshohet të jenë të armës AK-47 si dhe vetura e viktimës, e cila ishte e qëlluar me armë.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe më pas është liruar kurse rasti është duke u hetuar.
“Prishtinë 29.05.2022 – 02:45. Është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte mbetur i lënduar prej armës së zjarrit nga një person i dyshuar, me një veturë pa targa. Në vendngjarje kanë dalur të gjitha njësitë relevante, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja që dyshohet të jenë të armës AK-47 si dhe vetura e viktimës, e cila ishte e qëlluar me armë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe më pas është liruar. Në konsultim me prokurorin rasti është inicuar si më lart. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./arbresh.info/
UNESCO: Vajzat përsëri mbeten prapa djemve në matematikë
Nipi publikon amanetin e fundit të Rexhep Qosjes, përmes një...
Kurti: Rexhep Qosja, figurë e paepur e mendimit shqiptar
Familja e ish-presidentit Thaçi i shpreh ngushëllime familje...
Lladrovci për Qosjen: Akademia do të jetë më e varfër për nj...
Detarët malazezë “në gjendje të mirë”, pasi Irani sekuestron...