Kryetari i Këshillit Kombëtar të Boshnjakëve të Sanxhakut, Sulejman Uglanin, ka bërë të ditur se boshnjakët duan të jenë pjesë e bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Uglanin ka potencuar kërkesën për diskutim në lidhje me veriun e Kosovës.
“Kërkoj që në këto bisedime të përfaqësuesve të Serbisë edhe të Kosovës, që të jemi të përfshirë si palë e barabartë, të diskutojmë rreth zgjidhjes së çështjes së Veriut të Kosovës, vend ku me shekuj kanë jetuar boshnjakët. Edhe ne kemi të drejtë të përfshihemi në diskutimet për Veriun e Kosovës”.
Gjatë një interviste në Info Magazinë Uglanin ka thënë së çështja e boshnjakëve në Sanxhak mbetet e pazgjidhur, përderisa ka përmendur edhe boshnjakët në Veri të Kosovës.
“Boshnjakët e Sanxhakut janë popull autokton. Në Sanxhak kriza jugosllave nuk është zgjidhur, nuk është zgjidhur statusi i Sanxhakut. Ndërsa me zgjidhjen e Kosovës është bërë krim në lagjen e boshnjakëve në pjesën veriore të Mitrovicës. Nuk është zgjidhur çështja e lagjes së boshnjakëve, e nuk është ofruar zgjidhje as për pjesët tjera të Mitrovicës Veriore”./klan kosova/
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...
Shkodër: Vdes në burg i dënuari me 25 vjet për vrasjen e gru...
Abelard Tahiri kërkon të mos jetë në dhjetëshen e parë të li...
“Nëna të ka vdek ti viktimizohesh”, Labinoti akuzon Elijonën
Prokuroria jep detaje për vdekjen e 45-vjeçarit në QKUK
Ky është personi që humbi jetën në QKUK, ishte i dyshuar për...