Dy persona janë arrestuar në Suharekë pasi që të njëjtit pas një fjalosjeje ndërmjet tyre në lidhje me një pronë edhe janë përleshur fizikisht.
Sipas Policisë, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore.
Ndërsa, gjatë kësaj përleshjeje, një familjare e tyre, duke u përpjekur qe t’i ndajë gjatë përleshjes ka pësuar lëndime.
“Dy të dyshuarit dhe viktima kanë pranuar tretman mjekësor dhe janë liruar. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, dy të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport të Policisë.
Rasti, i cili po trajtohet si lëndim trupor dhe dhunë familjare, ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00./kallxo.com/
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...
Eurodeputeti Terras i zhgënjyer me dështimin e zgjedhjes së ...