Një person nga fshati Duhël i Suharekës ka raportuar në Polici se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur stoli ari, para të gatshme dhe një studio muzikore.
Deri tash nuk ka të arrestuar për këtë rast, por nga Policia thonë se njësitet kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.
“Fsh. Duhël, Suharekë 22.10.2020 – 22:00. Ankuesi m/k, ka raportuar se persona (ende) të panjohur pasi kanë hyrë në shtëpinë e tij, kanë vjedhur stoli ari të ndryshme (vlera nuk dihet), para të gatshme 1.000,00 (një mijë) €, një studio muzikore në vlerë rreth 250,00 (dyqind e pesëdhjetë) €, dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarës dhe janë duke hetuar rastin. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, thuhet në raport./Gazeta Express
48 vjeçari humb jetën në vendin e punës në Shtime
45 minuta të çmendur në “Allianz Arena” – pesë gola të shënu...
Ankaraja kërkon zgjatjen e armëpushimit midis Iranit dhe Sht...
Orbán nuk do të marrë pjesë në samitin e tij të fundit të BE...
Rriten çmimet e biletave, Stacioni i Autobusëve del me njoft...
Shtëpia e Bardhë mohon se ShBA-ja ka kërkuar zgjatje të armë...