Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka pritur në takim sekretaren e shtetit për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ulrika Modeer, me të cilën bisedoi për projektet mjedisore të përkrahura nga qeveria e këtij shteti, e të realizuara nga Agjencioni Suedez për Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA).
Ministri Agani, pasi e falënderoi sekretaren Modeer për ndihmën e shtetit të Suedisë dhënë për Kosovën, e njoftoi atë për projektet e ndryshme të ministrisë në sektorin e mjedisit, me theks të veçantë në përmirësimin e ngritjes së cilësisë së ajrit, konkretisht me aktin nënligjor me të cilin do të kontrollohen emisionet e gazrave nga automjetet.
Po ashtu ministri Agani e njoftoi diplomaten suedeze për shënimet e ministrisë në sektorin e trajtimit të mbeturinave të ngurta, në fushën e ujërave të zeza mbi bazën e ekonomisë cirkulare, si dhe themelimin me ligj të Fondit Ekologjik dhe të efiçiencës së energjisë për këtë qëllim.
Agani foli edhe për masat e ndërmarra nga MMPH përkitazi me ndryshimet klimatike, shpronësimet, problematikën e parqeve kombëtare, dhe çështjet e tjera nga këndvështrimi i ministrisë.
Në anën tjetër sekretarja e shtetit për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ulrika Modeer, tha se shteti të cilin e përfaqëson është mjaftë i interesuar që të investojë në fushën e mjedisit në Kosovë.
Në frymën e këtij bashkëpunimi ajo përmendi projektin në vlerë 6.5 milionë euro që shteti i Suedisë i ka ofruar MMPH-së, përmes Agjencionit Suedez për Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA), që në tre vjetët e ardhshme do të investohen në fushën e mjedisit.
Të dy palët u dakorduan që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej me qëllim përmirësimin e kualitetit të jetës së qytetarëve të Kosovës.
Këta janë dhjetë më të votuarit në LDK deri më tani
Këta janë 10 kandidatët për deputet më të votuarit deri më t...
Numërohen votat e para, këta janë 10 më të votuarit për mome...
Vrasja e 27-vjeçarit në Paskuqan, i dyshuari tentoi të ekzek...
Stërvitje ushtarake, KFOR: Vërtetim i aftësive për t’iu përg...
Eriksen del me një njoftim për gjendjen e tij pas kolapsit n...